Showbiz

Loredana publikon foto nga Londra me të dashurin Adeyemi

Në fillim të qershorit reperja shqiptare Loredana Zefi (28) dhe futbollisti i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi (21) për herë të parë u panë së bashku në publik. Paraqitja së bashku në një ndeshje futbolli në Erstfeld UR nxiti spekulimet se ata janë në lidhje.

Por, një muaj më vonë mbaruan spekulimet, pasi çdo gjë u bë publike, shkruan “Blick”. Pasi Loredana përfundimisht i dha fund lidhjes me reperin shqiptar Mozzik, ajo ka zyrtarizuar lidhjen me Adeyemin.

Loredana me Mozzikun ka një vajzë.

Reperja aktualisht gjendet në Londër me Adeyemin. Ata kanë shprëndarë foto në “Instagram” nga Londra.

Loredana në fotot me Adeyemin ka shkruar “Lovelovelove”.

Adhuruesit e Adeyemit nuk është se e kanë pritur shumë mirë këtë udhëtim. Njëri ka komentuar “më pak dashuri e më tepër futboll”, ndërsa një tjetër “stërvitje, stërvitje, stërvitje”.

Arsyeja? Pasi që Adeyemi nuk ka nisur mirë këtë edicion me Dortmundin. Klubi i ka fituar vetëm pesë pikë nga tri ndeshje.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by babymama (@loredana)