Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lopez e quan lëvizje fuqie marrjen e mbiemrit të bashkëshortit

Jennifer Lopez ka thënë se marrja e mbiemrit të bashkëshortit nënkupton “një veprim fuqizimi” për të.

Këngëtarja dhe aktorja amerikane 53-vjeçare ka thënë se ky veprim e ka bërë atë krenare dhe se ia ka rikonfirmuar ndjenjat se ajo tashmë ndodhet në kontroll të plotë të jetës së saj.

Këtë deklaratë, Lopez e ka bërë në një intervistë për revistën “Vogue” në ballinën e së cilës do të jetë për numrin e saj të dhjetorit.

Lopez dhe aktori Ben Affleck janë martuar në Las Vegas në korrik të këtij viti, derisa pak më vonë kanë zhvilluar ceremoninë e martesës në Georgia.

“Njerëzit ende do të më thërrasin Jennifer Lopez. Mirëpo emri im ligjërisht do të jetë zonja Affleck sepse ne tashmë jemi martuar. Jemi burrë e grua dhe unë jam krenare për këtë. Nuk mendoj se ky është një problem. Nuk është diçka tradicionale. E ndjej sikur është lëvizje fuqie. E kam komplet nën kontroll jetën time dhe po ndihem e fuqizuar si grua dhe si person”, ka thënë ndër të tjera Lopez.

Ajo dhe Ben Affleck kanë qenë në lidhje ndërmjet viteve 2002 dhe 2004, mirëpo të dy më pas janë martuar me partnerë të tjerë dhe kanë krijuar familje, derisa janë ribashkuar pas afro dy dekadash ndarjeje.

Edhe Jennifer Lopez thotë se divorci nga Ben Afflecku e ka ndryshuar Showbiz Jennifer Lopez thotë se divorci nga Ben Afflecku e ka ndryshuar

{gallery}