Dekada më parë, gratë e sapomartuara do të merrnin mbiemrin e bashkëshortit, duke përmbushur kështu një zakon shoqëror dhe duke siguruar disa mbrojtje ligjore, ekonomike dhe familjare, shkroi CNN të martën.
Në disa shtete, këto masa sigurie përfshinin mundësinë për të marrë patentë shoferin, marrjen e fëmijëve nga shkolla ose të kishin një kartë krediti, ka thënë Stephanie Coontz, drejtoreshë e kërkimit dhe edukimit publik për Këshillin e Familjeve Bashkëkohore.
Nga ana kulturore, marrja e mbiemrit të bashkëshortit ishte e lidhur me nocionet e “pronësisë” – gratë dikur i përkisnin baballarëve, më pas bashkëshortëve, tha Deborah Carr, profesoreshë në Universitetin e Bostonit.
Pavarësisht rritjes së lëvizjes feministe dhe të barazisë gjinore, shtrirja e kësaj praktike vazhdon. “Të paktën në SHBA rreth 20-30% të grave e mbajnë mbiemrin e tyre, duke nënkuptuar se shumica e marrin atë të bashkëshortit kur martohen”, tha Carr. Kjo përfshin artisten Jennifer Lopez, e cila konfirmoi martesën me aktorin Ben Affleck me shkrimin “Zonja Jennifer Lynn Affleck”.
“Gruaja mund ta merr mbiemrin e bashkëshortit ligjërisht”, tha Carr, por “profesionalisht, do të garantoja se ajo do të vazhdojë të performojë nën mbiemrin Lopez. Nganjëherë njerëzit i marrin ligjërisht mbiemrat e bashkëshortëve, por ata ende i përdorin mbiemrat e vajzërisë”.
Edhe
Martesa e ulë rrezikun për kancer
Vendimi për ta mbajtur ose për të hequr dorë nga një mbiemër ende mund të ndikohet nga faktorët ekonomikë, familjarë, socialë apo fetarë – veçanërisht kur janë të përfshirë fëmijët.
Për disa persona, marrja e mbiemrit të bashkëshortit është një “deklaratë publike para botës se jeni një çift”, tha Carr. “Mendoj se tjetra është presion social. Mund të vijë nga bashkëshorti, por mund të vijë edhe nga familja. Dhe gruaja shpesh do të nxitet – nga prindërit ose nga vjehrrit – për atë se pse nuk po e merr mbiemrin. Disa persona besojnë se nënkupton se nuk je aq e përkushtuar ndaj bashkimit”.