Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lopez dhe Affleck “konfirmojnë” lidhjen, dalin të përqafuar në publik

Aktorja dhe këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, dhe aktori e regjisori Ben Affleck janë bërë subjekt thashethemesh për një lidhje të mundshme dashurie qyshkur aktorja është ndarë nga i fejuari i saj i mëparshëm, Alex Rodriguez.

Gjatë se enjtes, dyshja ka konfirmuar tërthorazi romancën e re teksa janë fotografuar nga gazetarët të përqafuar në West Hollywood.

Lopez dhe Affleck shiheshin të përqafuar teksa prisnin që të uleshin në restorantin e ri të Wolfgang Puck.

Këngëtarja 51-vjeçare e hitit “On The Floor” ishte kapur nga fotoreporterët tek ia vendoste kokën në krah fituesit 48-vjeçar të Çmimit të Akademisë, ndërsa ai e mbante atë afër me një krah.

Ndërsa shëtisnin brenda dhe përreth hotelit, Lopez dhe Affleck i shpërfaqnin dukshëm buzëqeshjet në fytyrat e tyre.

Edhe Lopez e Affleck ndodhen “në një periudhë shumë të mirë” Showbiz Lopez e Affleck ndodhen “në një periudhë shumë të mirë”

Lopez dukej elegante për darkën me Affleckun, pasi kishte veshur një bluzë rozë të ndritshme të shtresuar nën një pallto lëkure.

Çifti ka qenë edhe më herët në një lidhje dashurie, por ishin ndarë pas shumë vjetësh bashkë.

Image