Sonte mbahet ceremonia e MTV Europe Music Awards. Nikoqir i kësaj ceremonie do të jetë Londra ndërsa atë do ta udhëheqë këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora.
Në këtë ngjarje të madhe të muzikës do të marrin pjesë përpos Rita Orës edhe tre shqiptarë të tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRita Ora, Dua Lipa, Ermal Meta dhe Shkëlzen Kastrati-Xen, janë shqiptarët që do të jenë pjesë e MTV EMA Awards, transmeton KultPlus.
Rita Ora përpos që është e udhëheqëse e kësaj ceremonie që mbahet më 12 nëntor me fillim nga ora 20:00, ajo edhe është e nominuar në të njëjtën kategori me bashkëvendësen e saj Dua Lipa “Best Look”.
Ndërsa Dua Lipa, është e nominuar edhe në kategorinë “Best New Artist”.
