Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lizzo nxit reagime nga fansat e Madonnës

Reperja fituese e çmimit “Grammy”, Lizzo, zemëroi fansat e Madonnës pasi shkroi në Twitter se Michael Jackson dhe Janet Jackson janë mbreti dhe mbretëresha e popit.

Krijuesja e hitit “Rumors” mori reagime të menjëhershme për shprehjen e mendimit nga fansat e Madges, 63-vjeçare, e cila e ka mbajtur titullin e Mbretëreshës së Popit për gati katër dekada. Postimi i flautistes, që gjithashtu e quajti Justin Bieberin si princi i popit, ngjalli shumë reagime në Twitter.

Ajo, gjithashtu, renditi Britney Spearsin si princeshë të popit, Rihannan si princesha pop dhe Beyoncén si mbretëresha e muzikës. Teksa fansat e Ariana Grandes dhe fansat e Lady Gagas reaguan për t’i shtuar artistët e tyre të preferuar në listën e Lizzos, fansat e Madonnas ishin deri tani më të shqetësuarit.

Një fans reagoi duke thënë se ajo duhet ta hapë ndonjë libër. “Le të fillojmë me mësimin e parë, historia e muzikës moderne për gra është ndarë në dy epoka, sipas kritikëve dhe akademikëve: para Madonnës dhe pas Madonnës”, ka thënë fansi.

Pavarësisht polemikave të ndezura duke iu referuar Janetit si mbretëresha e popit, anëtarja e familjes ikonike të muzikës, Jackson ka gëzuar sukses të madh si një artiste solo.

Përveç fitimit të pesë çmimeve “Grammy”, këngëtarja e “Rhythm Nation” ka shitur mbi 180 milionë disqe gjatë karrierës së saj. Ajo, gjithashtu, ka debutuar në Hollywood me rolet në “Poetic Justice”, “Nutty Professor II” dhe “Tyler Perry's Why Did I Get Married”.

Edhe Lizzo zemëron fansat e Madonnës Showbiz Lizzo zemëron fansat e Madonnës

Janet u bë nënë për herë të parë në moshën 50-vjeçare pas lindjes së djalit të saj Eissa. Babai i fëmijës është ish-bashkëshorti, biznesmeni nga Katari, Wissam Al Mana.

Në një intervistë me “Billboard”, Janet reflektoi se sa gëzim dhe kënaqësi i solli i biri në jetë. Janet dhe Wissam filluan të takoheshin nga fillimi i vitit 2010 dhe u martuan në vitin 2012. Megjithatë, marrëdhënia u përkeqësua menjëherë pasi Eissa lindi dhe treguan se po planifikonin të shkurorëzohen në prill të vitit 2017.