Reperja fituese e çmimit “Grammy”, Lizzo, zemëroi fansat e Madonnës pasi shkroi në “Twitter” se Michael Jacksoni dhe Janet Jacksoni janë mbreti dhe mbretëresha e popit.
Krijuesja e hitit “Rumors” mori reagime të menjëhershme për shprehjen e mendimit nga fansat e Madges, 63-vjeçare, e cila e ka mbajtur titullin e Mbretëreshës së Popit për gati katër dekada. Postimi i flautistes, që gjithashtu e quajti Justin Bieberin si princi i popit, ngjalli shumë reagime në “Twitter”.
Ajo gjithashtu renditi Britney Spearsin si princesha e popit, Rihanna si princesha pop dhe Beyoncé si mbretëresha e muzikës. Teksa fansat e Ariana Grandes dhe fansat e Lady Gagas reaguan për t’i shtuar artistët e tyre të preferuar në listën e Lizzos, fansat e Madonnas ishin deri tani më të shqetësuarit.
Një fans reagoi duke thënë se ajo duhet ta hapë ndonjë libër. Pavarësisht polemikave të ndezura, duke iu referuar Janetit si mbretëresha e popit, anëtarja e familjes ikonike të muzikës Jackson ka gëzuar sukses të madh si një artiste solo.