Showbiz

Lisa e BLACKPINK dëshiron të rikthehet në “The White Lotus”

Lisa

Lisa

Foto: Associated Press

Pas debutimit të saj të shumëpërfolur në sezonin e tretë të serialit kult të televizionit HBO, “The White Lotus”, Lisa e grupit BLACKPINK është gati për më shumë.

“Do të doja shumë të rikthehesha, nëse do ta kisha mundësinë. Por nuk dua t’i bëj presion askujt”, i ka thënë ajo revistës Variety, duke lënë të hapur derën për një rikthim në rolin e Mook.

E pyetur se ku e imagjinon personazhin e saj pas sezonit të tretë, Lisa u përgjigj me humor duke cekur festivalin “Coachella”.

“Ajo sapo shkoi në ‘Coachella’! Nuk mendoj që do të qëndrojë në ishull. Mendoj se ajo disi, do të arrijë në Bangkok.”

Ndërsa vazhdon të eksplorojë projekte solo, Lisa e bën të qartë se BLACKPINK mbetet në zemrën e saj.

“Jemi shumë krenare për BLACKPINK. E dua grupin tonë. Nuk është vetëm për adhuruesit, është për ne. Kjo është jeta jonë”, ka thënë artistja.

Ajo ka theksuar se performanca në grup sjell një energji të pakrahasueshme.

“Kur jam në skenë me BLACKPINK, ndaj energjinë me anëtaret. Nëse ato japin 100% nga vetja, unë jap 120%”, pati thënë ajo për revistën ELLE.

Që nga albumi i saj debutues “LALISA” në vitin 2021, Lisa ka theksuar se ka mësuar një leksion të thjeshtë por të rëndësishëm: të thotë “po” ose “jo” me vendosmëri.

“Nëse them ‘është në rregull,’ njerëzit nuk e kuptojnë se a jam vërtet në rregull? Tani e di që duhet të shprehem qartë”, ka thënë ajo.

Por ndonëse është bërë më e sigurt në mendimet e saj, shprehja e emocioneve për të mbetet një sfidë.

“Nuk jam tipi që shpreh ndjenjat lehtë. Por së fundmi, ndihem më e sigurt për të thënë atë që mendoj”, ka thënë këngëtarja.