Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lirohet reperi Lil Baby, gjobitet për përdorim të narkotikëve

Reperi amerikan Lil Baby dhe një person tjetër janë liruar nga Policia në Paris, pasi ishin arrestuar nën akuzat për transportim të drogave, ka bërë të ditur zyra e prokurorit të Parisit.

Sipas njoftimit, të dy të arrestuarit janë dënuar me gjobë për përdorim të drogës.

Lil Baby, 26-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Dominique Jones, ka qenë duke ndjekur Javën e Modës në Paris, bashkë me yllin e NBA-së, James Harden.

Një video e publikuar nga dëshmitarët e ngjarjes dhe e cila është bërë virale në internet, tregon disa policë duke marrë në pyetje reperin dhe shoqëruesin e tij. Në video basketbollisti Harden dëgjohet duke thënë se nuk po kupton se çfarë po ndodhë.