Reperi amerikan Lil Baby u arrestuar në Paris për dyshimin se transportoi drogë, sipas zyrës së prokurorit të qytetit.
Ylli i NBA-së James Harden po ashtu u ndalua nga policia por nuk u arrestuar.
Zyra e prokurorit ka thënë se një tjetër person është arrestuar, por nuk zbuloi identitetin e tij. Ndërkaq, një hetim lidhur me rastin ka nisur, raporton AP.
Harden dhe Lil Baby kishin shkuar në Paris për të marrë pjesë në javën e modës.
Artikuj të ngjashëm
-
Lirohet reperi Lil Baby, gjobitet për përdorim të narkotikëve
-
Arrestohet James Harden
-
Reperi amerikan kërkohet nga policia nën akuzën për përdhunim
-
Lil Nas X i shpëton dënimit nëse i nënshtrohet trajtimit për shëndet mendor
-
Publikohen pamjet e arrestimit të Justin Timberlake për vozitje në gjendje të dehur