Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lilibet Diana feston ditëlindjen e parë, publikohet fotografia e parë e saj

Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, e kanë publikuar fotografinë e parë zyrtare të vajzës, Lilibet Diana, me rastin e ditëlindjes së saj të parë të cilën ia festuan gjatë fundjavës në shtëpinë e tyre në Windsor.

Në fotografi, Lilibet shihet e ulur në kopshtin e shtëpisë së familjes në Britani të Madhe, e veshur me një fustan të kaltër dhe një fjongo në kokë, por ajo që bie më së shumti në sy është ngjashmëria që ajo e ka me Princin Harry. Dhe njësoj sikurse vëllai i saj i madh, Archie, Lilibet i ka trashëguar flokët e kuqe të babait, raporton CNN.

Image

“Harry dhe Meghan janë emocionuar shumë nga urimet e panumërta për ditëlindjen e vajzës së tyre, Lilibet Diana Mountbatten-Windsor. Ata po ashtu janë mahnitur kur kanë mësuar se për nder të saj janë dhuruar donacione të vlerë prej 100 mijë dollarësh për organizatën, ‘World Central Kitchen’, të cilin ata e kanë shumë për zemër”, deklaroi zëdhënësi i çiftit mbretëror.

Disa hollësi janë zbuluar rreth festës së ditëlindjes së parë të Lilibetit, përfshirë këtu faktin se torta e ditëlindjes së saj ishte krijuar nga Claire Ptak, e cila po ashtu e kishte realizuar tortën e dasmës së dukës dhe dukeshës së Sussexit në vitin 2018.

Lilibet Diana është emëruar sipas stërgjyshes së saj, Mbretëresha Elizabeta e Dytë dhe gjyshes së ndjerë, Princesha Diana.

Edhe Harry e Markle e shfaqin për herë të parë publikisht vajzën e tyre Showbiz Harry e Markle e shfaqin për herë të parë publikisht vajzën e tyre

Harry dhe Meghan, së bashku me dy fëmijët e tyre, udhëtuan drejt Britanisë së Madhe për ta festuar 70-vjetorin e Mbretëreshës në fron, festë kjo e cila zgjati për katër ditë dhe u shënua me disa organizime të ndryshme. Kjo ishte hera e parë që dukesha e Sussexit u rikthye në Britani të Madhe, pas zhvendosjes së çiftit për të jetuar në Kaliforni. ata po ashtu e shënuan paraqitjen e parë publike në një ngjarje mbretërore në më shumë se dy vjet.

{gallery}