Duka dhe Dukesha e Sussexit kanë nxjerrë fotografinë e parë të vajzës së tyre Lilibet, në kartolinën e tyre festive.
Imazhi tregon Meghan duke ngritur Lilibet në ajër teksa ajo ulet përkrah Princit Harry, i cili mban në gju djalin e tyre Archie, dy-vjeçar.
Lilibet, e cila ka lindur në qershor, është e veshur me një fustan të bardhë për fëmijë.
Duka dhe Dukesha e Sussexit kanë veshur xhinse në imazhin e bërë këtë verë nga Alexi Lubomirski, në shtëpinë e tyre në Santa Barbara, Kaliforni. Ndërkohë, kjo është hera e parë që Lilibet shfaqet publikisht.
Karta u dërgua me email përmes bamirësisë Archeëell të bashkëthemeluar nga duka dhe dukesha në vitin 2020. Ajo titullohet “Gëzuar Festat” dhe ka mesazhin: “Këtë vit 2021 mirëpritëm në botë vajzën tonë, Lilibet, Archie na bëri ‘mama’ dhe ‘babë’ dhe Lili na bëri familje”.
Më tej theksohen donacionet që çifti ka bërë për shtatë organizata me bazë në SHBA, që ndihmojnë familjet, në mesin e të cilave ata që janë zhvendosur nga Afganistani, te familjet amerikane që kanë nevojë për leje prindërore me pagesë.

-
Fëmijët e Princit Harry marrin titujt “princ” dhe “princeshë”
-
Lilibet Diana feston ditëlindjen e parë, publikohet fotografia e parë e saj
-
Mbreti Charles ribashkohet me nipin dhe mbesën për herë të parë pas katër vjetësh
-
Meghan Markle e lumtur që fëmijët e saj “janë ende shumë të vegjël për rrjete sociale”
-
Princi Harry e Meghan ndajnë foto të rrallë të fëmijëve në kartolinën e Krishtlindjeve