Rokeri 47-vjeçar Liam Gallagher ishte paraparë të martohej me Debbie Gwytherin në Itali këtë verë. Ndonëse ai ka insistuar në mars – kur Italia ende ishte e mbyllur shkaku i pandemisë së koronavirusit – se do të martohet sivjet, ai ka pranuar tash se nuk do të mund të bëhet kjo deri vitin e ardhshëm, pasi është i pakënaqur me disa masa të sigurisë publike që duhet të marrë.
“Është shtyrë deri vitin e ardhshëm, pasi mendoj se duhet të mbajmë maska dhe gjëra dhe unë nuk do të martohem me maskë”, ka thënë Gallagher për emisionin e Zoe Ball në “BBC Radio 2”.
Gallagher i njohur për hitin “Once”, ka insistuar tre muaj më parë se dasma do të mbahet.
Ish-vokalisti i grupit Oasis, kur ishte pyetur në rrjetet sociale për dasmën kishte thënë se gjithçka është në rregull. Gallagher i ka propozuar për martesë Debbiet derisa ishin në pushime në Amalfi Coast në vitin 2019.