Këngëtari më famë botërore, Lenny Kravitz ka mbajtur një fjalim inspirues për gjeneratat e reja pasi pranoi çmimin “ikonë e muzikës”, çmim special i karrierës, të dielën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “People’s Choice Awards”, raporton CNN.
Kur doli në skenë të pranonte çmimin, Kravitz tregoi sesa shumë kishte menduar se çfarë do të thoshte përgjatë fjalimit si dhe për fjalën “ikonë”.
“Fjala ‘ikonë’ ka shumë domethënie të ndryshme për shumë njerëz, por për mua kjo do të thotë se ke lënë një shenjë të pa-mohueshme duke qenë ai që të ka krijuar Zoti. Kur po bëja hapat e parë në muzikë shumë njerëz me ofruan shumë ujdi, por kërkonin që unë të ndryshoja. Muzika ime nuk ishte e ‘zezë’ sa duhet, e as ‘e bardhë’ sa duhet... Refuzova paratë e ‘xixëllimën’ e premtimeve për famë, sepse nuk mund të jetoja pa qenë vetja ime autentik”.
Ai vazhdoi fjalimin e tij duke thënë se asgjë në karrierën e tij s’ka të bëj me përllogaritjen e sa disqeve ka shitur, apo numrin e këngëve, apo sa shpërblime ka fituar. Ylli tha se për të, e vetmja gjë e rëndësishme gjatë gjithë karrierës ishte se e shijonte artin që po bënte e muzikën që po incizonte duke shfrytëzuar dhuratën që i dha Zoti, zërin.
Kravitz i porositi artistët e rinj që asnjëherë të mos i ndjekin trendet.
“Vendose vet ritmin tënd dhe pranoje se më e mira për ty qëndron këtu, tash, para teje”, tha ai pasi reflektoi mbi 35 vjet të karrierës së tij, ku falënderoi edhe prindërit që e morën dhe e çuan nëpër koncerte të ndryshme duke mos e lënë nën përkujdesjen e një dadoje.
“Blue Electric Light”, është albumi i tij i ri dhe i 12-i me radhë që do të dalë më muajin maj. Ylli gjithashtu ka thënë se do të mbajë një turne në Evropë përgjatë verës.
“People’s Choice Awards” që u mbajt të dielën, vlerësoi filmin “Barbie” me çmimet “filmi i vitit” dhe “komedia e vitit”, kurse serialin “Gray’s Anatomy” me shpërbilimin “seriali i vitit”.
Edhe aktori Adam Sandler pranoi çmimin “ikonë” dhe mbajti një fjalim, për të cilin pati shumë të qeshura e duartrokitje.
Me çmimin “Filmi i vitit” në zhanrin aksion u shpërblye “The Hunger Games: The Ballad of Songbirds & Snakes”.
“Filmi i vitit” në zhanrin dramë u shpall “Oppenheimer”.
“Ylli më i mirë i filmit” në kategorinë e burrave u shpall aktori Ryan Gosling nga filmi “Barbie”, kurse homologia e tij në këtë çmim, është aktorja Margot Robbie po ashtu nga filmi “Barbie”.
“Ylli i filmave aksion” u shpall aktorja Rachel Zelger, nga “The Hunges Games: The Ballad of Songbirds & Snakes”
“Ylli i filmave komedi” u shpall aktorja Jennifer Lawrence, nga “No Hard Feelings”.
“Ylli i filmit dramë” u shpall aktorja Jenna Ortega nga filmi “Scream IV”
“Performanca më e mirë” e një filmi u shpall ajo e aktores America Ferrera në “Barbie”.
“Talk show” më i mirë u shpall ia i yllit Kelly Clarkson, kurse “Night time show” më i mirë u shpall ai i Jimmy Fallonit.
Këngëtarja Shakira mori çmimin si “artistja më e mirë latine”, kurse këngëtarja Beyonce e mori çmimin për “artisten më të mirë në zhanrin ‘R&B’”.
Çmimet “Kënga më e mirë e vitit” dhe “albumi i vitit” shkuan për Olivia Rodrigon
“Atleti i vitit” u shpall i dashuri i shumëpërfolur i këngëtares Taylor Swift, Travis Kelce.
{gallery}