Është i kërkuar jo vetëm prej publikut, por edhe nga kolegët e tij.
Bëhet fjalë për rep këngëtarin Ledri Vula, me të cilin të gjithë duan të bashkëpunojnë, pasi suksesi i këngës është i garantuar. Pothuajse çdo këngë që Vula e publikon, shndërrohet në hit, mbledh miliona klikime në Youtube dhe dëgjohet kudo, transmeton emisioni Express në KTV.
E, këngët në bashkëpunim me Ledri Vulën vetëm se pritet të vijnë këto ditë, ndërsa përflitet për një projekt të tij me reperen dhe këngëtaren e re, Tayna, një këngë me Dave East, si dhe një bashkëpunim i ri me reperin shqiptar që jeton në Amerikë, Gashi.
Kur jemi te bashkëpunimet, Ledri Vula, mban rekordin në estradën shqiptare për numrin e tyre. Nga Dafina Zeqiri, Tuna, Era Istrefi, Flori Mumajesi, Noizy, Mc Kresha, Young Zerka e deri tek Elvana Gjata e Lyriacal Son, rep këngëtari numëron më shumë se 20 bashkëpunime. Nga brezi i ri i këngëtarëve, duket se nuk ka asnjë tjetër që ta ketë arritur këtë numër.
Vetëm gjatë muajve të verës, Ledri Vula, ka bashkëpunuar me 3 këngëtarë, duke filluar nga Buta në këngën “Merri Merri”, më pas kënga “Mike” në bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe John Shahun si dhe e fundit “Princes Diana” në bashkëpunim me Lyrical Son.