Këngëtarja me famë botërore, Lana Del Ray, ka paralajmëruar albumin e saj të ri që do të quhet “Lasso”, raporton “Daily Mail”.
Për këtë album ajo ka thënë se do të lansohet në muajin shtator.
Për realizimin e këngëve të reja, këngëtarja ka punuar me bashkëpunëtorët e saj të kamotshëm, Jack Antonoff dhe muzikantin e zhanrit “country” Luke Laird.
“Lasso” do të përmbajë këngë të zhanrit “country” dhe do të jetë albumi i 10-të i Lanas.
Albumi i fundit i yllit, “Did You Know That There's A Tunnel Under Ocean Blvd”, është i nominuar nga “Grammy” si albumi më i mirë i zhanrit “alternativ”.
Edhe
Camila Cabello paralajmëron këngë të reja së shpejti
Kënga e saj “A&W” është gjithashtu e nominuar në dy kategori, si kënga më e mirë e vitit dhe kënga me performimin më të mirë në zhanrin “alternativ”.
Lana në ceremoninë “Grammy” që mbahet të dielën është e nominuar në pesë kategori.