Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lana Del Rey është ndarë nga i fejuari

Foto: AP/Associated Press

Ylli i hitit “Video Games”, Lana Del Rey, në dhjetori të vitit të kaluar u fejua me Clayton Johnsonin, vetëm pas disa muajve lidhje. Por, tani po spekulohet se çifti ka vendosur të ndahet si pasojë e presionit të shkaktuar nga pandemia.

Besohet se pas kësaj ndarjeje për ta tejkaluar zemërthyerjen, këngëtarja 36-vjeçare ka vendosur t’i përkushtohet tërësisht muzikës.

{gallery}

Një burim për gazetën “Sunday Mirror” ka deklaruar: “Ajo ka punuar më shumë përkushtim në albumin e saj të ri. Pandemia dhe vetizolimi i detyrueshëm fatkeqësisht ishte përvojë sfiduese për çiftin, prandaj ata kanë vendosur të ndahen”.

Ylli i hitit “Summertime Sadness” e konfirmoi lidhjen romantike me Johnsonin në gusht të vitit të kaluar, përmes një postimi në Instagram. Nga atëherë, çifti ka postuar vazhdimisht fotografi të njëri-tjetrit. Nga atëherë, Del Rey i ka mbyllur të gjitha rrjetet sociale për t’u fokusuar në muzikë. Përmes një mesazhi të fundit ajo u përshëndet me 20 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke i falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme dhe duke u premtuar se ende e dashuron punën që e bënë dhe se do të vazhdojë të jetë e pranishme në jetët e tyre, përmes angazhimeve tjera.

Lidhja romantike e Lanas me ish të fejuarin, Clayton, erdhi disa muaj pasi këngëtarja e famshme i dha fund lidhjes me policin, Sean Larkin. Ai e kishte konfirmuar lajmin se çifti është ndarë në mars të 2020, duke thënë: “Aktualisht jemi vetëm miq të mirë. Ne vazhdojmë të flasim me njëri-tjetrin, por thjeshtë jemi shumë të angazhuar me projektet tona personale”.

Edhe Lana Del Rey besohet se është fejuar Showbiz Lana Del Rey besohet se është fejuar

Deri më tani, Lana Del Rey ka qenë shumë e rezervuar sa i përket jetës personale. Ajo është parë rrallë në publik me të dashurit e saj, dhe pavarësisht famës së madhe ka arritur të ketë lidhje larg vëmendjes së publikut dhe mediave.

“Blue Banisters” mbetet albumi i fundit i këngëtares i lansuar në tetor të këtij viti. Ky është albumi i tetë i incizuar në studio për këngëtaren, dhe vjen pas incizimit të lansuar në muajin mars me titull, “Chemtrails Over the Country Club”.

Ndër vite dhe me meritë të plotë, Lana u shndërruar në një prej artisteve më të veçanta dhe më fitimprurëse në tregun muzikor, e cila shquhet për hite të tilla si: “Born To Die”, “Blue Jeans”, “Summertime Sadness”, “High By The Beach” dhe të tjerë.