Ylli amerikan i muzikës, Lana Del Rey, besohet se është fejuar me Evan Winikerin.
Këngëtarja 37-vjeçare e hitit “Video Games” ka shkaktuar spekulime në media për një fejesë të mundshme me menaxherin muzikor, kjo pasi u fotografua me një unazë diamanti në publik.
Tani, portali “Billboard” po raporton se çifti është fejuar dhe se lajmi është konfirmuar nga disa burime të afërta me muzikantët.
Derisa Lana dhe Evan me sukses e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg vëmendjes së publikut, gjatë këtyre muajve të fundit ata janë parë disa herë së bashku, përfshirë këtu edhe një paraqitje publike ku nuk ngurruan të fotografohen me fansat.
Besohet se çifti ka vetëm disa muaj që është në lidhje romantike dhe kanë dashur ta mbajnë atë sa më larg mediave sociale.
Lana, emri i vërtetë i së cilës është Elizabeth Grant, më 24 mars e lansoi albumin e nëntë të incizuar në studio me titull, “Did You Know There’s a Tunnel Under Ocean Blvd”. Kurse, Evan, i cili ka interpretuar me bende të tilla si, “Steel Train” dhe “Fun”, vjetëve të fundit ka qenë i zënë duke menaxhuar muzikantë të ndryshëm.

Lana në të kaluarën qenë në lidhje dashurie për 3 vjet me kantautorin skocez, Barrie-James O’Neill, para se të takohej me fotografin Italian, Francesco Carrozzini. Kjo lidhje zgjati një vit dhe pas kësaj ndarjeje, këngëtarja e pati edhe një romancë të shkurtër me reperin G-Eazy. Në vitin 2020 u njoftua online me këngëtarin e muzikës country, Clayton Johnson, por vetëm një vit më vonë ata i dhanë fund lidhjes.
Në një intervistë të fundit për revistën “Rolling Stone”, ylli i hitit “Blue Jeans” deklaroi se ka afinitet për njerëzit e fuqishëm dhe me vetëbesim dhe se i pëlqen të jetë në lidhje.
Por, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve në jetën personale dhe romantike, Lana Del Rey është vazhdimisht aktive në fushën e muzikës, duke lansuar këngë dhe albume për fansat e saj anembanë botës.