Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lana Del Rey besohet se është fejuar

Në mediat e huaja po qarkullon lajmi se këngëtarja 35-vjeçare, Lana Del Rey, është fejuar me të dashurin e saj të ri, Clayton Johnson, pas disa muajsh lidhjeje.

Lajmin e ka konfirmuar një burim i afërt i yllit të njohur të muzikës, për revistën “Us Weekly” e cila deklaron se janë informuar për lajmin e mirë të martën, pak ditë pasi Lana gjatë paraqitjes së saj në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ishte spikatur me një unazë diamanti në gisht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ylli i hitit “Summertime Sadness” e konfirmoi lidhjen romantike me të dashurin e ri në gusht të këtij viti, përmes një postimi në Instagram. Nga atëherë, çifti ka postuar vazhdimisht fotografi të njëri-tjetrit.

Kjo romancë vjen pak muaj pasi Lana i dha fund lidhjes me policin, Sean “Sticks” Larkin. Ai e kishte konfirmuar lajmin se çifti është ndarë në muajin mars, duke thënë: “Aktualisht ne jemi vetëm miq të mirë. Ne vazhdojmë të flasim me njëri-tjetrin, por thjeshtë jemi shumë të angazhuar me projektet tona personale”.

Deri më tani, Lana Del Rey ka qenë shumë e rezervuar sa i përket jetës personale. Ajo është parë rrallë në publik me ish të dashurin e saj, dhe pavarësisht famës së madhe të këngëtares ata kanë arritur ta kenë një lidhje larg vëmendjes së njerëzve.