Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lady GaGa shokon përsëri adhuruesit

Këngëtarja dhe aktorja Lady GaGa (32) nuk ndalet së shokuari adhuruesit e vet. Gjatë performimit në Las Vegas, këngëtarja e puthi me pasion trombistin nga bendi. Gjatë gjithë kohës ajo e mbajti atë për dore dhe butësisht ia këndoi këngën 'Darling, kiss me'.

“Kjo nuk është asgjë e veçantë. Gaga është interpretuese dhe kjo ishte lojë dhe e parrezikshme. Kjo është thjesht pjesë e performancës së saj. Ajo dhe Brian njihen për vite të tëra dhe janë miq shumë të mirë”, - tha njëri nga miqtë e GaGas për mediat amerikane.

Dhe derisa shumë adhurues komentojnë se si këngëtarja e tyre e preferuar më në fund e ka gjetur një të dashur 'normal', të tjerët besojnë se e gjithë kjo është pjesë e shout, shkruan KOHA Ditore.

“Kjo grua do të bëjë gjithçka vetëm për të qenë në qendër të vëmendjes. Nuk i mjaftoi që e shkatërroi një lidhje, kështu që tani përpiqet ta ‘vjedhë’ një burrë të martuar”, – janë vetëm disa komente nën video-klip.

Katër muaj më parë Lady GaGa e ndërpreu fejesën me Christian Carino (50). Adhuruesit e këngëtarës së famshme spekuluan se shkaku i ndarjes së tyre mund të jetë aktori amerikan Bradley Cooper (44),

“Thjesht nuk shkonte mes tyre. Lidhjet e dashurisë ndonjëherë përfundojnë, nuk ka asnjë dramë në këtë”, - tha një burim i afërt me këngëtaren.

Pasi GaGa në ndarjen e çmimeve Grammy Awards u pa pa unazë të fejesës, adhuruesit në rrjetet sociale menjëherë filluan të flasin se ajo e ka ndërprerë fejesën me partnerin disavjeçar. Përveç kësaj, Christian nuk e përcolli atë as në qilimin e kuq dhe as ajo nuk e përmendi atë në fjalimin e pranimit të çmimit.

Artikuj të ngjashëm