Mediat botërore dhe paparacët po vazhdojnë ta ndjekin çdo hap të Lady GaGa (33) dhe Bradley Cooper (44), ndërsa adhuruesit në mbarë botën janë gjithnjë e më të bindur se këngëtarja dhe aktori kanë pasur aferë gjatë xhirimeve të 'A star is born". Që e gjitha të jetë edhe më interesante, tani u bë e njohur se brenda pak ditësh ata të dy do të mundë të udhëtojnë në Festivalin Glastonbury në Skoci.
Kështu të paktën pohon Edith Bowman (45), prezantuese e njohur televizive skoceze, e cila zbuloi se në emisionin e saj do ta mirëpresë aktorin e famshëm, i cili do të duhej të këndonte një apo dy këngë me Lady GaGa, por "kjo është ende fshehtësi".
Gazetarët kohët e fundit konfirmuan se GaGa po e mban aktorin në distancë dhe po ndihet keq, sepse e tërë bota po flet sikur ajo ia ka shkatërruar lidhjen, por si duket megjithatë ka vendosur t’i japë prioritet punës dhe të udhëtojë në Britani të Madhe me të, shkruan KOHA Ditore.

T’ju rikujtojmë, një burim i afërt me këngëtaren tha për “Us Weekly” se këngëtarja e ka të vështirë të ballafaqohet me faktin se Bradley është ndarë nga modelistja ruse Irina Shayk (33).
“GaGa po ndihet shumë keq për shkak të ndarjes së tyre dhe po e bren ndërgjegjja. Ajo nuk planifikon të fillojë lidhje me aktorin, por ndien keqardhje për Irinën, sepse është e vetëdijshme se thashethemet për aferën e tyre sigurisht kanë qenë një nga shkaktarët për ndarjen dhe është e vetëdijshme se filmi në të cilin ajo luajti me Bradley pati ndikim të fortë në lidhjen e tyre”, - tha burimi për revistën amerikane.