Ashtu siç filmi 'A Star is Born' i kishte çmendur fansat me tematikën e tij romantike, ata u intriguan edhe nga aktorët kryesorë Bradley Cooper dhe Lady Gaga, performanca e të cilëve i bëri të mendojnë se ishin një çift i ri i dashuruar.
Thashethemet për lidhjen e tyre u nxitën edhe më tej nga fakti se Bradley u nda nga Irina Shayk, me të cilën e ka vajzën dyvjeçare, Lea De Siene, menjëherë pasi filluan thashethemet.
Edhe pse nuk deshën të komentojnë në publik për natyrën e marrëdhënies së tyre, ndërsa Gaga kohët e fundit u pa me inxhinierin e muzikës, Dan Horton, si duket thashethemet për një romancë midis 33-vjeçares dhe aktorit 44-vjeçar kanë më shumë të vërtetë në vete sesa do të mendonin fansat, shkruan KOHA Ditore. Për revistën Life & Style, një burim anonim tha se Gaga u kishte thënë miqve të saj që Bradley ia kishte thyer zemrën.
'Ajo u dashurua me të kokë e këmbë. Ai ia pushtoi zemrën menjëherë, ndërsa ‘kimia’ midis tyre u rrit edhe më shumë me kohë. Për disa muaj, ajo mendoi se edhe publikisht do ta jepte njoftimin se janë çift, pasi që ai të ndahej me Irinën, ndërsa Bradley raportohet se tashmë ishte duke e kërkuar unazën për t'i propozuar asaj. Megjithatë, kjo nuk ndodhi', tha burimi, duke shtuar se aktori ndryshoi mendje për shkak të presionit të madh nga publiku.
T’ju rikujtojmë, Bradley kohët e fundit u shkurorëzua nga supermodelja 33-vjeçare ruse Irina Shayk pasi i kaluan katër vjet së bashku. Së bashku ata e kanë vajzën dyvjeçare, Lea. Fundi i dashurisë ndodhi shpejt pas performancës së tij emocionale me Lady Gaga në ndarjen e sivjetme të çmimeve prestigjioze filmike Oscar. Në atë kohë, shumë njerëz arritën në përfundimin se ata të dy ishin shumë më tepër se sa miq.
E gjitha e arriti kulmin kur modelja u zhvendos nga shtëpia e tyre e përbashkët, me vlerë prej 3.7 milionë dollarësh. Me sa duket, ata tashmë janë dakorduar për kujdestarinë e vajzës së tyre. Lady Gaga e ka gjetur një të dashur të ri, ndërsa përflitet se ajo e ka refuzuar një rol në ‘Guardians of the Galaxy 3’ ku ishte dashur ta luante të dashurën e Bradleyt. Derisa ishin të afërt, ajo rregullisht thoshte se Bradley ishte njeriu dhe miku më i mrekullueshëm në botë.