Showbiz

Lady Gaga megjithatë e refuzon Bradley Cooperin

Dyshja e njohur e cila e fitoi Oscarin për filmin "A Star Is Born", Bradley Cooper dhe Lady Gaga, thuhet se nuk do të bashkëpunojnë në filmin e ri për të cilin Bradley do ta shkruajë skenarin, do ta bëjë regjinë dhe do të luajë në të, shkruajnë mediat amerikane.

Edhe pse në media, pas suksesit të madh të filmit dhe këngës "Shallow", dhe spekulimeve se Bradley dhe Gaga janë dashuruar, u shfaqën spekulimet se aktori 44-vjeçar do ta angazhojë këngëtaren ekstravagante në filmin biografik rreth kompozitorit Leonard Bernstein, si duket kjo nuk do të ndodhë.

Një burim i afërt me aktorin zbuloi për mediat amerikane se Gaga nuk do të luajë në film, ndërkohë që shumë njerëz po pyesin se pse e kishte marrë këtë vendim duke pasur parasysh faktin se që të dy kanë deklaruar se do të donin të bashkëpunonin edhe një herë pas filmit "A Star Is Born", shkruan KOHA Ditore.

Në publik po spekulohet se këngëtarja 33-vjeçare e ka refuzuar aktorin për shkak të bujës së madhe që është ngritur në lidhje me rolin e saj në ndërprerjen e lidhjes së Bradley me modelisten ruse Irina Shayk, me të cilën ai e ka vajzën dyvjeçare Leah De Siena.