Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kunis dhe Kutcher i mblodhën 30 milionë dollarë donacione për refugjatët e Ukrainës

Foto: AP/Associated Press

Aktorët e njohur të Hollywoodit, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, kanë arritur t’i mbledhin më shumë se 30 milionë dollarë për refugjatët ukrainas, të cilët po largohen nga vendlindja si pasojë e pushtimit të vazhdueshëm rus, raporton CNN-i të hënën.

Përmes një videoje të postuar më herët në rrjetet sociale, ata i falënderuan të gjithë përkrahësit për donacionet e tyre.

“Më shumë se 65 mijë njerëz kanë dhuruar për këtë kauzë. Jemi shumë mirënjohës për gjithë këtë përkrahje. Tani me ndihmën tuaj e kemi arritur shumën e synuar prej 30 milionë dollarësh”, deklaroi Kunis.

Tutje, aktorja tha që pavarësisht se ky donacion nuk e zgjidh krizën e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, “përpjekja jonë kolektive e lehtëson procesin e zhvendosjes së kaq shumë njerëzve, të cilët gjenden në një situatë të vështirë dhe të cilët po i pret një e ardhme e pasigurt. Puna jonë nuk ka përfunduar ende. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u siguruar që gjithë kjo dashuri që erdhi si pjesë e kësaj fushate, ta gjejë ndikimin maksimal tek personat në nevojë”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ashton Kutcher (@aplusk)

 

Çifti i famshëm i showbizit, në fillim të muajit mars bëri të ditur se i ka dhuruar 3 milionë dollarë për bashkatdhetarët e Kunisit, e cila ka lindur në Ukrainë.

Edhe Çifti hollivudian mbledh më shumë se 30 milionë dollarë për Ukrainën Showbiz Çifti hollivudian mbledh më shumë se 30 milionë dollarë për Ukrainën

Të hollat e mbledhura do të dhurohen për strehimin e refugjatëve ukrainas.

Mila Kunis u lind në vitin 1983 në qytetin Chernivitsi, ndërsa u shpërngul në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1991.

Dy aktorët u takuan në vitin 1998 në sheshin e xhirimeve të serialit, “That ‘70s Show”, ku e portretizuan çiftin e dashuruar, Jackie dhe Kelso. Ndërsa 17 vjet më vonë u martuan dhe së bashku i kanë 2 fëmijë.