Steven Spielberg dhe gruaja e tij Kate Capshaw, kanë dhuruar 1 milion dollarë për organizatat humanitare të Ukrainës.
Nëpërmjet filantropisë së tyre, Fondacionit Hearthland, Spielberg dhe Capshaw kanë ndarë paratë për disa organizata në dhe afër Ukrainës, duke përfshirë Kryqin e Kuq Polak, Veprimi Humanitar Polak, Kuzhina Qendrore Botërore, Shoqëria e Ndihmës për Imigrantët Hebrenj dhe Fondi i Veprimit Urgjent, ka raportuar Ukraine Now në Telegram.
Ditë më parë një veprim të ngjashëm kanë bërë edhe dy çifte të tjera hollivudiane, Ashton Kutcher e Mila Kunis dhe Ryan Reynolds e Blake Lively. Të dy këto çifte kanë dhuruar nga 1 milion dollar për t’i dalë në ndihmë Ukrainës.
Artikuj të ngjashëm
-
Çifti hollivudian mbledh më shumë se 30 milionë dollarë për Ukrainën
-
Dy çifte hollivudiane ndajnë nga 1 milion dollarë për Ukrainën
-
Kunis dhe Kutcher i mblodhën 30 milionë dollarë donacione për refugjatët e Ukrainës
-
Ukraina merr 1.35 miliardë dollarë nga SHBA-ja për programet humanitare dhe sociale
-
SHBA-ja ndan edhe 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën