Përkushtimi dhe entuziazmi i Faton Aliut, për ta perfeksionuar interpretimin në bateri, është shembull për gjithë ekipin e tij.
Talenti i bateristëve të rinj që janë pjesë e shkollës “Tony Drum Studio” është testuar në një koncert të përbashkët.
Në Kino Armata, për të gjashtën herë u organizua mbrëmja që pasqyron rezultatet e punës së gjeneratës së re të bateristëve dhe bateristeve, transmeton emisioni Express në KTV.
Drejtori i shkollës, Faton Aliu ka deklaruar se, “zakonisht në çdo fundvit organizojmë koncerte e sidomos kur kemi raste si dita e çlirimit dmth motivohemi për me punu më shumë edhe koncerti është si shpërblim që u japim fëmijët për prindërit e vet çdo fundvit si notat në shkollë që i marrin këtu e japin një performancë që ata i bën me u ndje shumë mirë”.
Bateristët, të shoqëruar nga zëri i këngëtares Vala Mulliqi erdhën përpara publikut me interpretim profesional.
Nxënësit dhe studentët që u mirëpritën nga audienca, ndajnë eksperiencën e tyre në këtë shkollë.
Erion Marashi është tash e pesë vjet është pjesë e kësaj shkolle në të cilën punohet intensivisht.
“Tony Drum Studio” është themeluar në vitin 2013 dhe është ndër shkollat e para për bateri në vendbanime shqiptare.