Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Pandemia shtyn koncertin tradicional të bateristëve të rinj

Mësimin për bateri nuk e ka ndaluar as në kohën e izolimit.

Faton Aliu, mjeshtri i performancave në bateri, gjatë kësaj periudhe i ka mbajtur aktivë nxënësit e “Tonny Drum Studio” nëpërmjet ligjëratave online.

Prej vitesh studio që udhëheq Aliu organizon koncert të përvitshëm për bateristët e rinj.

Kjo ngjarje muzikore ishte planifikuar të mbahej në Prishtinë, në fund të qershorit, por koncerti është shtyrë për shkak të masave parandaluese të koronavirusit.

“Tony Drum studio”, nëpërmjet kurseve të ndryshme muzikore i aftëson të rinjtë në instrumentin e baterive.