Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Komedianët e njohur amerikanë, të zhgënjyer e në lot pas fitores së Trumpit

Udheheqësit e "Late Night Shows" të zgjënjyer me zgjedhjet presidenciale

Udheheqësit e "Late Night Shows" të zgjënjyer me zgjedhjet presidenciale

JImmy Kimmel shpërthen në lot

Udhëheqësit e emisioneve të njohura “Late Night Shows” në Amerikë, komedianët si Jimmy Fallon, Stephan Colbert e Jimmy Kimmel, kanë shtuar dozën e humorit mbi zhgënjimin e tyre pasi Donald Trump fitoi garën presidenciale më 5 nëntor.

Kimmel ndërkohë që tregonte se sa të vështirë e pati kur e kuptoi që Trump kishte fituar zgjedhjet, shpërtheu në lot ndërkohë që fliste se sa keq do t’i kenë punët shumë njerëz, përfshirë edhe ata që e kanë votuar.

VIDEO:
 

“Të bëhemi të sinqertë, se dita e zgjedhjeve ishte e tmerrshme për gratë, për fëmijët, për qindra e mijëra imigrantë që punojnë shumë e që e bëjnë këtë vend të ‘ecën’”, ka thënë Kimmel, i cili u ndal, pasi shpërtheu në lot.

Ai ka vazhduar monologun e tij, pasi mori duartrokitje të madhe duke thënë se ajo natë ishte e tmerrshme edhe për punonjësit e shëndetësisë, për ndryshimet klimatike, për shkencën, për gazetarinë, për drejtësinë, për fjalën e lirë.

Edhe Jimmy Kimmel mbron shakanë e tij në të cilën e quajti Melania Trumpin “vejushë në pritje” Botë Jimmy Kimmel mbron shakanë e tij në të cilën e quajti Melania Trumpin “vejushë në pritje”

“Ishte natë e tmerrshme për të varfrit, për klasën e mesme, për ata që mbështeten në ndihmë sociale, për aleatët tanë në Ukrainë”, ka thënë tutje komediani, i cili pasi përmendi Ukrainën, sërish e tradhtuan lotët, ndërkohë që vazhdoi duke thënë se kjo është e tmerrshme edhe për NATO-n, për të vërtetën, për demokracinë dhe ndershmërinë.

“Ishte natë e tmerrshme për ata që votuan kundër tij dhe a dini çfarë? Është natë e tmerrshme edhe për ata që votuan për të, thjesht nuk jeni duke e kuptuar ende”, ka thënë Kimmel.

VIDEO:

Ndërkohë Fallon ka shprehur indinjatën duke thënë se Amerika ka vendosur të rikthehet në “çmenduri”.

“Amerika ka vendosur të rikthehet me ‘çmenduritë’ e ta zgjedhë Donald Trumpin. Pavarësisht se për kënd keni votuar, mendoj se të gjithë amerikanët do të pajtohen se ‘festa a falënderimeve’ do të jetë mjaft e vështirë”, ka thënë Fallon.

Kurse udhëheqësi tjetër Colbert ka thënë se nuk e gëzoi fare ky fakt, ani pse do të ketë mjaft material për emisionin e tij.

Edhe Jimmy Kimmel: Nga këndvështrimi i fashizmit, tirania po lulëzon në SHBA Showbiz Jimmy Kimmel: Nga këndvështrimi i fashizmit, tirania po lulëzon në SHBA

“Si udhëheqës i një emisioni të tipit ‘late night’ njerëzit shpesh më thonë: ‘lërë tash, se një pjesë e jotja ka qejf që të fitojë Trumpi, sepse do të të japë shumë material për të punuar në emision’. Jo. Askush nuk i thotë dikujt që e pastron tualetin: ‘Uau, sa shumë material paske për të punuar’ ndërkohë që dikush e bën një ‘bombë’ aty sepse ka diarre”, ka thënë Colbert.

VIDEO:

Ish-udhëheqësi i një emisioni të tillë, Jay Leno, i cili ishte i pranishëm në emisionin “The Talk”, në kuadër të televizionit CBS, ka shprehur mendimin e tij për fitimin e Trumpit, duke e quajtur fitoren e  republikanit si “ditë të mirë për demokracinë”.

Ani pse nuk e do Trumpin, ai zgjedhjet i vlerësoi si “fer” dhe të “sinqerta”.

“Gjëja e mirë e këtyre zgjedhjeve është se kanë qenë fer, kanë qenë të sinqerta. Nuk jam adhurues i Trumpit, por megjithatë, në rregull është, ai është president i SHBA-së. Le të bashkohemi të gjithë. Faleminderit shumë”, ka thënë ai.

Edhe Jimmy Kimmel me mesazh Krishtlindjesh për britanikët Showbiz Jimmy Kimmel me mesazh Krishtlindjesh për britanikët
Jay Leno

Ndërkohë Leno ka shtuar se zgjedhjet janë bërë në mënyrë profesionale e nuk ka pasur mashtrime.

“Të gjthë thonë se ishin zgjedhje të sinqerta. Dua të them, është një ditë shumë e mirë për demokracinë”, ka thënë ai.