Showbiz

Kit Harington bëhet Black Knight

Kohët e fundit është përmendur gjithnjë e më shumë veterani i “Game of Thrones”, Keith Harington me një rol misterioz në një film të ri të Marvel. Ky mister tani është zgjidhur pasi që në D23 Expo u paralajmërua zyrtarisht se Harington do t’i bashkohet vëllait të tij nga Game of Thrones, Richard Madden, në filmin “Eternals”.

Harington nuk është përforcimi i vetëm i ri i ekipit të aktorëve: Barry Keoghan dhe Gemma Chan janë gjithashtu pjesë. Chan do të duhet të shfaqet në rolin e një personazhi krejt të ri të quajtur Sersei, një nga Eternals. Keoghan do të jetë Eternal Druig.

Image

Ndërsa Harington? Ai u njoftua si Dane Withman, i cili gjithashtu në stripa njihet me emrin Black Knight, shkruan KOHA Ditore. Ai është një Avenger shumëvjeçar që e mban shpatën e mallkuar, dhe në të njëjtën kohë nuk është në ndonjë marrëdhënie me Sersei.

Të porsaardhurit i bashkohen një ekipi tashmë të famshëm ku është Madden i cili e luan Ikarisin e plotfuqishëm, Kumail Nanjiani si Kingo me fuqi kozmike, Lauren Ridloff e mishëron Makkarin super të shpejtë, heroin e parë të shurdhër në MCU, Brian Tyree Henry i cili e luan shpikësin inteligjent Phastos, Salma Hayek është udhëheqësja e mençur shpirtërore, Lia McHugh e luan të pavdekshmen e re me shpirt të vjetër Sprite, Don Lee është Gilgameshi i fuqishëm dhe Angelina Jolie e luan rolin e luftëtares së patrembur Thena.

Regjisorja Chloé Zhao tashmë ka filluar me xhirimet e filmit, ndërkohë që filmi pritet në kinema në nëntor të vitit të ardhshëm.