Ylli televiziv, Kim Kardashian, po mundohet shumë të qëndrojë larg dramave të shkaktuara nga ish-burri i saj, Kanye West, me komentet e vazhdueshme antisemitiste. Por, për këtë gjë, ajo ka marrë kritika të shumta nga publiku, i cili heshtjen e Kimit e ka konsideruar si aprovim ndaj veprimeve të reperit, Ye.
E shtyrë nga presioni i njerëzve, themeluesja e kompanisë “SKIMS” më në fund e theu heshtjen dhe vendosi të reagoi ndaj skandalit të shkaktuar nga babai i fëmijëve të saj.
Bukuroshja 42-vjeçare i shfrytëzoi rrjetet sociale për ta postuar një mesazh në përkrahje të komunitetit të hebrenjve, dhe duke e dënuar gjuhën e urrejtjes që ka shpërthyer së fundmi ndaj çifutëve në Amerikë.
“Gjuha e urrejtjes, asnjëherë nuk është në rregull apo e arsyeshme. Unë qëndrojë në përkrahje të komunitetit hebraik dhe bëjë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe urrejtjes ndaj tyre”, shkroi Kim në mesazhin e saj.
Edhe
Hate speech is never OK or excusable. I stand together with the Jewish community and call on the terrible violence and hateful rhetoric towards them to come to an immediate end.
— Kim Kardashian (@KimKardashian) October 24, 2022
Edhe motrat tjera Kardashian, si Khloe, Kendall dhe Kylie, postuan mesazhe në rrjetet sociale në përkrahje të miqve hebrenj dhe komunitetit të tyre.
Të premten (21 tetor), miliarderja e famshme u fotografua nga paparacët me të arritur në lojën e basketbollit të vajzës së saj nëntë vjeçare, North, ku i pranishëm ishte edhe Kanye Westi.
Reperi, i cili për mediat ka deklaruar se ai dhe Kim janë të shkurorëzuar vetëm me letra, së fundmi, ringjalli tensionet mes tij dhe yllit televiziv, duke folur publikisht rreth çështjes së kujdestarisë së fëmijëve të tyre dhe duke e kritikuar atë.
Edhe
Kimi tregon se ndarja e kujdestarisë me Kanyen gjë e vështirë
Besohet se, Kim e ka distancuar veten plotësisht nga Ye dhe nuk po i përgjigjet më telefonatave të tij, shkruan ueb faqja “TMZ”.
West dhe Kardashian i kanë katër fëmijë së bashku, North, Saint, Chicago dhe Psalm. Ylli i shout “The Kardashians” bëri kërkesë për shkurorëzim nga reperi i famshëm në shkurt të vitit 2021, pak kohë para se të festonin përvjetorin e shtatë të martesës.