Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kimi tregon se ndarja e kujdestarisë me Kanyen gjë e vështirë

Ylli televiziv, Kim Kardashian, në një intervistë të fundit ka folur hapur rreth asaj se si po shkon ndarja e kujdestarisë së fëmijëve me ish-bashkëshortin, Kanye West.

Me lot në sy ajo e përshkroi këtë proces si shumë të vështirë, veçanërisht kur vjen puna për t’i mbrojtur fëmijët nga pasojat e komenteve të fundit urryese dhe antisemitike të babait të tyre.

“Nëse ata nuk i dinë gjërat që po thuhen ose çfarë po ndodh në botë, pse t’ua sjell ndonjëherë atë energji? Kjo është vërtet një gjë e rëndë dhe një problem i të rriturve, me të cilën ata nuk janë gati të merren. Dhe kur të jenë të gatshëm, ne sigurisht se do t’i bëjmë ato biseda së bashku. Unë do të jem shumë e përgatitur për çdo pyetje që ata e kanë. Por deri atëherë do të bëj gjithçka që është e mundur për ta mbajtur jetën e tyre sa më normale”

Themeluesja e kompanisë “SKIMS” gjithashtu deklaroi se nuk do të flasë keq për reperin në media, për hir të fëmijëve të tyre.

“Një ditë fëmijët e mi do të më falënderojnë që u ula këtu për ta dhënë këtë intervistë dhe nuk fola keq për babin e tyre, pavarësisht se kisha mundësi. Do të jenë shumë mirënjohës dhe unë do t’i përgjigjem privatisht çdo gjëje që ata duan të dinë”.

Kardashian dhe West ishin të martuar për tetë vjet, dhe së bashku i kanë katër fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm. Shkurorëzimi i ish-çiftit më të përfolur të showbizit u finalizua muajin e kaluar.

Image