Showbiz

Kim Kardashian e bindur se njeriu s'ka shkelur asnjëherë në Hënë

Kardashian - NASA - Moon - Hena

“Nuk besoj se kemi qenë. Mendoj se ishte e rreme" | Foto-ilustrim

Në episodin e 30 tetorit të serialit “The Kardashians”, ylli televiziv, Kim Kardashian ka thënë se nuk beson që Buzz Aldrin dhe Neil Armstrong kanë ecur ndonjëherë në Hënë, duke i shtuar zërat që pretendojnë se shkuarja në Hënë ishte e rreme.

45-vjeçja u përpoq ta bindte aktoren Sarah Paulson, 50 vjeçe, me të cilën bashkëpunon në serialin “All’s Fair”, se misioni “Apollo 11” i vitit 1969 nuk ka ndodhur kurrë.

“Po të dërgoj miliona artikuj me Buzz Aldrin dhe … atë tjetrin”, ka thënë Kim duke folur me Paulsonin, e cila iu përgjigj: “Po, dërgoji”.

Ylli ka vazhduar duke insistuar se shkuarja në Hënë nuk ka ndodhur.

“Një vajzë e pyeti Aldrinin: ‘Cili ishte momenti më i frikshëm?’ Dhe ai tha: ‘Nuk kishte asnjë moment të frikshëm, sepse nuk ndodhi. Mund të kishte qenë i frikshëm, por s’ishte, sepse nuk ndodhi’”, ka thënë Kim.

Sipas Kimit, kjo ishte një shenjë që astronauti 95-vjeçar “po nxjerr të vërtetën” për shkak të moshës, duke përfunduar: “Kështu që mendoj se nuk ndodhi”.

Paulson i tha se do të bënte “një hulumtim të thellë” pasi të lexonte materialet që Kim, e cila, sipas saj, “i dërgon gjithmonë teori konspirative”,

Më vonë, në trailer shihet një producent i serialit që i afrohet Kimit për t’i kërkuar të konfirmonte nëse vërtet beson që ulja në Hënë nuk ka ndodhur.

“Nuk besoj se kemi qenë. Mendoj se ishte e rreme. Kam parë disa video ku Buzz Aldrin flet për faktin që nuk ndodhi. Ai e thotë shpesh në intervista”, i thotë Kimi.

Krijuesja e brendit të veshjeve të brendshme “Skims” ka shpjeguar se përse nuk beson se ka ndodhur shkuarja në Hënë.

“Pse Buzz Aldrin thotë që s’ka ndodhur? Nuk ka gravitet në Hënë, pse po fryhet flamuri? Këpucët që kanë në muze, ato që gjoja i kanë veshur në Hënë, kanë shenjë tjetër nga ajo që shihet në fotografi. Pse nuk ka yje?”, ka thënë tuje Kimi.

Kur producenti e pyeti si reagon ndaj njerëzve që e quajnë “të çmendur”, Kim tha: “Do të më quajnë të çmendur sido që të jetë. Por, shikoni në TikTok. Shiheni vetë”.