Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kim Kardashian feston ditëlindjen e vajzës

Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka festuar ditëlindjen e vajzës së saj Chicago, e cila u bë gjashtë vjeçe, raporton People.

Ajo këtë e ka bërë të ditur me anë të postimeve në rrjetin social Instagram, ku shihet duke pozuar me vajzën e saj, me fustane të ngjashme me ngjyrë të kaltër.

“Urime ditëlindjen e gjashtë Chicago. Sinqerisht nuk e dija si do të ishte të rrisja një vajzë që ka ‘bricjapin’ shenjë horoskopi, por ti e bën të jetë një eksperiencë e bukur. Mund ta shoh që tani që je një vajzë e vendosur dhe ambicioze. Je shumë e mençur, e ëmbël, me humor të mirë dhe shumë e dashur me të gjithë të afërmit. Ndjehem mirë të ju shoh të gjithëve së bashku dhe të shoh këtë dashuri që mbretëron në mes jush. Të dua shume Chi Chi dhe s’po mund ta besoj se je bërë gjashtë vjeçe, jam shumë e lumtur që jam nëna jote”, ka shkruar Kim.

Të premten Kim kishte postuar edhe një fotografi ku kishte paralajmëruar ditëlindjen. “Është ditëlindja e dikujt shumë shpejt”, kishte shkruar ajo.

Kim është nënë e katër fëmijëve të cilët i ka me ish-partnerin e saj, yllin Kanye West.

Image
Image