Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kim Kardashian dyshohet se ia përmirësoi hundën të dashurit përmes “Photoshopit”

Vetëm një ditë pasi Khloe Kardashian e pranoi se ka ndërhyrë në fotografitë e vajzës së saj True të bëra për Disneylandin, Kim Kardashian po akuzohet për editimin e një fotografie të të dashurit të saj, Pete Davidson, për t’ia ndryshuar formën e hundës.

Llogaria “ProblematicFame”, e cila përqendrohet në ekspozimin e asaj se si “Instagrami mund të ndikojë në standardet e bukurisë”, ka shpërndarë një fotografi të Davidsonit, të cilën e ka publikuar vetë Kim Kardashian në rrjetet e saj sociale, e ku duken bashkë të përqafuar, shkruan “Page Six” të enjten.

Në këtë fotografi hunda e aktorit duket e drejtë, në krahasim me disa fotografi të tjera të mëparshme ku forma nuk është e njëjtë.

“ProblematicFame” ka shpërndarë edhe një fotografi tjetër të Davidsonit, ku shihet me formë më ndryshe të hundës.

Pavarësisht dyshimeve, një burim i ka thënë “Page Six” se nuk ka ndërhyrje në fotografi.

Edhe Kim Kardashian në lidhje të re, por po e mban të fshehtë Showbiz Kim Kardashian në lidhje të re, por po e mban të fshehtë

“Pamja e hundës dhe e qafës së Pete nuk u ndryshuan. Imazhi i paraqitur krah për krah tregon fytyrën e tij në një kënd tjetër dhe ai po buzëqesh më shumë, kështu që nuk mund të bëhet një krahasim këtu”, ka thënë burimi.

Davidson 28 vjeç dhe Kardashian, 41 vjeç, filluan romancën e tyre në tetor të vitit 2021.

Image
Kim Kardashian dhe Pete Davidson