Showbiz

Pete Davidson heq tatuazhet që ia kishte dedikuar Kim Kardashianit

Pete Davidson duket se ka hequr tatuazhet që ia kishte dedikuar dikur Kim Kardashianit.

Aktori 29-vjeçar i “Bodies, Bodies, Bodies” pati disa tatuazhe duke i dedikuar Kimit, kur ishin në lidhje për nëntë muaj mes vitit 2021 dhe 2022, por fansat tani kanë parë se ato duket se janë zhdukur kur ai u pa pa këmishë në një udhëtim në Haëaii me të dashurën e tij të re të përfolur Chase Sui Wonders gjatë fundjavës.

Pete u fotografua në tetor me një fashë mbi një tatuazh që thoshte "Vajza ime është avokate" referuar Kimit, shkroi FemaleFirst.

Pete gjithashtu duket se ka hequr edhe një tatuazh që tregonte një dizajn "Jasmine and Aladdin" në kujtim të skicës në të cilën ai u shfaq me Kimin në “Saturday Night Live” duke i shfaqur ata të veshur si dy personazhet nga filmi vizatimor “Aladdin” i Disney.

Pete, i cili ka më shumë se 70 tatuazhe, gjithashtu duket se ka hequr tatuazhin e tij në qafë “KNSCP”, duke iu referuar inicialeve të para të Kimit dhe katër fëmijëve që ajo ka me reperin 45-vjeçar Kanye West.

Ai gjithashtu kishte emrin “Kim” në gjoks, por edhe ky është zhdukur.