Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Khloe Kardiashiani kritikohet për përdorim të photoshopit

Khloe Kardashian është kritikuar në rrjetet sociale për përdorim të photoshopit të tepërt. Kritika të ngjashme motrat Kardashian marrin shpesh.

Në fotot, të cilat që atëherë janë fshirë, këmba e djathtë e Kardashianit duket shumë më e hollë, shkruan The Sun.

Në fakt, pjesa ku duket se është ndërhyrë me photoshop dukeshin jashtë proporcionit me njëra-tjetrën, me të pasmet e saj në dukje të zgjeruara ndërsa përpiqej të hollonte belin.

Pavarësisht heqjes së fotove, fansat nxituan të postojnë pamjet e supozuara në Twitter.

“Ajo ende nuk e ka mësuar”, “Folje alumini në sfond për të mbuluar photoshopin”, “Të gjitha fotot e saj janë me photoshop”, “Do të doja të shihja se si duket ajo në të vërtetë”, janë disa nga komentet.

Edhe Khloe Kardashian thotë se ka humbur shumë ndjesinë në faqe pas operimit Showbiz Khloe Kardashian thotë se ka humbur shumë ndjesinë në faqe pas operimit

Pasi korrigjoi disa nga gabimet e dukshme, Kardashian – e cila nuk është e panjohur për dështimet në photoshop – ndau fotot nga festa e ditëlindjes së miqve Malika Haqq dhe Khadijah Shaye Haqq.