Ylli televiziv Khloe Kardashian ka zbuluar se ka humbur ndjesinë në faqe pas ndërhyrjes kirurgjike që kishte bërë për ta hequr një melanomë prekanceroze, raporton FemaleFirst.
Motra e të famshmes Kim Kardashian ka bërë një ndërhyrjen kirurgjike.
Tani ajo ka treguar se nuk po ka ndjesi më në faqen e saj, pasi kishte bërë disa tretmanë për ta larguar shenjën e operacionit që i kishte mbetur.
"Në fakt më pëlqejnë shenjat (që mund të jenë të çuditshme për disa, por ato janë përkujtim se ku kemi qenë). Shenjat janë të si rezultat i fortësisë së brendshme që ke", ka shkruar Khloe në rrjetin social Instagram.
Asaj do t’i duhet të punojë shumë për të rikthyer ndjesinë në faqen e saj.
Edhe
Khloe Kardashian do të aplikojë botoks për ta hequr një shenjë
“Nuk kam bërë një gjë të tillë kurrë më parë. Por ndjehem shumë e entuziazmuar të shoh se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ajo.
Ajo mbeti me një plagë katërcentimetërshe në fytyrë dhe nëntë muaj pas operacionit, filloi procesin e tretmanëve për eliminimin e shenjës.