Showbiz

Kerry Washington po vuan nga ankthi dhe stresi

Ylli i serisë “Scandal”, Kerry Washington, në një postim të fundit në Twitter ka folur hapur për shëndetin e saj mendor, pasi iu përgjigj një adhuruesi i cili e pyeti për faktin se gjithmonë poston mesazh në orët e hershme të mëngjesit.

Në postimin e saj, aktorja kishte shkruar: “Po e kam të vështirë të bëjë gjumë. Kam shumë ankth dhe stres. Faleminderit për pyetjen.”

Washingon e cila e ka një vajzë gjashtë vjeçare, Isabelle dhe një djalë tre vjeçar, Caleb, me bashkëshortin Nnamdi Asomugha, nuk e tregoi arsyen që po e bënë atë të ndihet në ankth, transmeton Koha.

Aktorja 43-vjeçare është treguar e sinqertë për shëndetin e saj mendor, edhe në të kaluarën. Në vitin 2015 Kerry kishte deklaruar se i jep rëndësi shëndetit mendor, aq sa atij fizik. Në një tjetër intervistë, ylli i serisë “Little Fires Everywhere” e kishte pranuar se ndjekë rregullisht seanca tek psikologu, pasi diskutimi me persona profesionistë e ka ndihmuar të mësojë sit ë tregohet më e hapur me ndjenjat e saj.

“E them këtë gjë publikisht sepse mendoj se është shumë e rëndësishme të largohet stigmatizimi rreth shëndetit mendor… Truri dhe zemra ime janë shumë të rëndësishme për mua. Prandaj nuk e kuptoj pse të mos kërkohet ndihmë për t’i mbajtur ato të shëndetshme, njësoj sikur bëjmë për dhëmbët tanë. Unë shkoj te dentist rregullisht, kështu që pse të mos shkoj edhe të psikologu”, kishte deklaruar Washington.