Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kerry Washington kishte sulme paniku kur ishte fëmijë

Kerry Washington ka treguar sulmet e panikut që ka pasur kur ka qenë fëmijë si pasojë e mosmarrëveshjeve të prindërve

Aktorja 46-vjeçare e cila tani është e martuar me Nnamdi Asomugha dhe ka vajzën Isabelle 9 vjec dhe 7-vjeçarin Caleb, shpjegoi se gjithmonë ndihej sikur prindërit e saj Earl dhe Valerie nuk ishin kurrë të lumtur në martesën e tyre dhe si fëmijë, ajo shpesh shtrihej në shtrat natën duke i dëgjuar ata të ziheshin.

Në një fragment nga kujtimet e saj në “Thicker Than Water”, ajo shkruan: “Nga ajo që mbaj mend, shumica e zënkave të prindërve të mi kishin të bënin me paratë dhe për faktin se asnjëri prej tyre nuk ndihej sikur ishin në martesën ku donin të ishin, ose më saktë, se ishin të martuar me personin me të cilin donin të martoheshin. Ne pretendonim për veten, për njëri-tjetrin dhe për botën e jashtme se familja jonë po vuante dhimbjen e zhgënjimeve të jetës”.

"Kur isha e vogël, shtrihesha në shtrat dhe dëgjoja se sa serioze ishte çdo betejë dhe kur mund t'i vinte fundi... Kam pasur sulme paniku natën."

Ylli vazhdoi duke shtuar se vuante nga ankthi si pasojë e mosmarrëveshjeve dhe madje edhe në netët paqësore dridhej me mendimin e shpërthimit të një zënke.

Ajo shtoi: “sulmet e panikut u shfaqën së pari si një ritëm ankthi që rrethoi trurin tim, pastaj evoluuan në një pulsim të shpejtë, një furi rrotulluese si në ndonjë nga lodrat që rrotullohen në parqet e lojërave që të bën të vjellësh. Ishte zhurma e terrorit, krejtësisht e panatyrshme dhe e palidhur me ritmet e zemrës sime. Isha e trullosur nga terrori. Edhe në netët paqësore, dridhesha nga mundësia e ndonjë zënke. Ndonjëherë e shkundja trupin para e mbrapa, duke u dridhur, duke u përpjekur të mbytja zhurmën pulsuese dhe të rifitoja kontrollin e trupit tim”.