Showbiz

Këngëtarja Duffy thotë të jetë “droguar, përdhunuar e mbajtur peng”

Foto: Reuters

Këngëtarja fituese e çmimit Grammy, Duffy, ka zbuluar se është droguar dhe dhunuar pasi është mbajtur peng nga një sulmues.

Ylli 35-vjeç nga Uellsi postoi në profilin e saj të verifikuar në Instagram se “rikuperimi mori kohë”.

Performuesja shkroi për 33 mijë ndjekësit e saj: “E vërteta është se, dhe ju lutem më besoni se tani jam mirë dhe e sigurt. Jam përdhunuar dhe droguar dhe mbajtur peng për disa ditë”, shkroi ajo, raporton BBC.

“Mundeni vetëm të merrni me mend se sa herë jam menduar të shkruaj për këtë”, shkroi ajo në Instagram.

“Dhe, ende s’e di saktësisht se përse tani është koha e duhur, dhe çfarë po më shtynë të ndihem e lirë që të flas tani. Nuk mund ta sqaroj. Shumë prej jush hamendeni se çfarë ka ndodhur me mua, ku u zhduka dhe përse. Një gazetar më kontaktoi, gjeti një mënyrë për të më kontaktuar dhe i tregova gjithçka. Ishte i këndshëm dhe u ndjeva për mrekulli që më në fund fola”, tha Duffy, transmeton Koha.net.

“E vërteta është se, dhe ju lutem më besoni se jam mirë dhe e sigurt tani, jam përdhunuar dhe droguar dhe mbajtur peng për disa ditë. Natyrisht se mbijetova. Rikuperimi mori kohë. Nuk ka mënyrë të lehtë për ta thënë”, shkroi më tej këngëtarja uellsiane.

Duffy – emri i vërtetë i së cilës është Aimee Anne Duffy – doli në vendin e parë në 12 vende me këngën “Mercy”.

Këngëtarja, nga Nefyn në Gwynedd, më pas pati sukses me albumin e saj të parë Rockferry.

“Ndoshta pyeteni se përse nuk zgjodha zërin tim për ta shprehur dhimbjen time. Nuk desha t’i tregoj botës trishtimin që kam në sytë e mi”, shtoi ajo.

Ajo tha se javëve në vijim do të postojë një intervistë me zë.

“Ju lutem respektojeni këtë veprim timin gjentil, dhe nuk dua ndërhyrje në familjen time. Ju lutem më mbështesni që këtë përvojë ta shndërroj në përvojë pozitive”.

BBC-ja ka provuar ta kontaktojë Duffyn për ta verifikuar llogarinë e saj.

View this post on Instagram

You can only imagine the amount of times I thought about writing this. The way I would write it, how I would feel thereafter. Well, not entirely sure why now is the right time, and what it is that feels exciting and liberating for me to talk. I cannot explain it. Many of you wonder what happened to me, where did I disappear to and why. A journalist contacted me, he found a way to reach me and I told him everything this past summer. He was kind and it felt so amazing to finally speak. The truth is, and please trust me I am ok and safe now, I was raped and drugged and held captive over some days. Of course I survived. The recovery took time. There’s no light way to say it. But I can tell you in the last decade, the thousands and thousands of days I committed to wanting to feel the sunshine in my heart again, the sun does now shine. You wonder why I did not choose to use my voice to express my pain? I did not want to show the world the sadness in my eyes. I asked myself, how can I sing from the heart if it is broken? And slowly it unbroke. In the following weeks I will be posting a spoken interview. If you have any questions I would like to answer them, in the spoken interview, if I can. I have a sacred love and sincere appreciation for your kindness over the years. You have been friends. I want to thank you for that x Duffy Please respect this is a gentle move for me to make, for myself, and I do not want any intrusion to my family. Please support me to make this a positive experience.

A post shared by @ duffy on