Problemet e shëndetit mendor të Halsey u përkeqësuan aq shumë në fillim të karrierës së saj saqë ajo kishte tentuar dy herë fshehurazi.
24-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Ashley Nicolette Frangipane, ka folur hapur për problemet e saj në një intervistë të re me “Rolling Stone”, duke këmbëngulur se nuk ndien më turp të flasë për betejat e saj sekrete.
"Kam tentuar dy herë qëkur u bëra Halsey, dhe askush nuk e di për këtë", tha ajo për revistën. "Por nuk kam turp të flas për këtë tani. Kjo është zgjedhja ime", shkruan KOHA Ditore.
"I thashë menaxherit tim: 'Hej, nuk do të bëj asgjë të keqe tani, por po shkoj drejt pikës ku kam frikë se mund të bëj, kështu që duhet të shkoj ta zgjidh këtë'".
Ylli bipolar i hitit “Without Me” shtoi, "Po ndodh akoma në trupin tim. Thjesht e di kur të ballafaqohem me të".
Halsey gjithashtu foli për faktin se është e mbijetuar e përdhunimit, duke shpjeguar, "Ja çfarë më djallosi: Një mashkull i ri kërkon sukses dhe fuqi në mënyrë që ta përdorë atë për t’i kontrolluar njerëzit dhe një femër e re kërkon sukses dhe fuqi ashtu që ajo të mos brengoset më nga të qenit e kontrolluar. Është një iluzion, një gënjeshtër. Nuk ka sukses apo famë që ju bën të sigurt kur jeni femër. Fare."
Edhe
Halsey zbulon betejën me disa sëmundje serioze
Sidoqoftë, këngëtarja beson se ajo po rrezikon sa herë që flet për problemet e saj, duke deklaruar: "Atëherë unë nuk jam ylli i nominuar për Grammy"; atëherë unë jam e 'mbijetuar e përdhunimit'. Jo. Absolutisht jo. Kam punuar shumë që të klasifikohem ose kategorizohem nga diçka të tillë."
Këngëtarja zbuloi se ishte sulmuar seksualisht si fëmijë, në fjalimin e saj që ajo e dha në një ngjarje të “Women’s March” vitin e kaluar (2018). Ajo përshkroi që u sulmua në vitin 2002, kur ajo ishte tetë vjeç dhe u detyrua të bëjë seks me një të dashur në vitin 2012. Ajo gjithashtu zbuloi se ishte sulmuar në vitin 2017.