Amerikania Ashley Graham (31), modele për femrat më të plota, vazhdimisht thekson se sa e rëndësishme është dashuria ndaj vetes dhe pranimi i trupit tuaj. Në një bisedë të fundit me “Harpers Baazar”, ajo e pranoi se ende ka komplekse ndonjëherë. Më së shumti pasiguri i shkakton celuliti dhe dhjami në shpinë.

“Gjithmonë kam folur hapur në lidhje me trupin tim, veçanërisht për depozitat dhjamore dhe celulitin, të cilat ende mund të ma luhatin vetëbesimin”, – tha modelistja, e cila beson se është e rëndësishme për femrat, por edhe për të gjithë të tjerët, që të flasin për pasiguritë e tyre, shkruan KOHA Ditore.
“Nëse të gjithë ndihemi njëjtë, pse jemi vazhdimisht nën stres? Kurrë nuk kam qenë në terapi, por është mirë të flasësh me dikë për gjërat që të mundojnë”, - shtoi ajo.
-
Ashley Graham: Gratë me forma të plota e meritojnë të jenë në zemër të modës
-
Ashley Graham shpjegon problemet me ushtrime që kanë femrat me gjoks të madh
-
Ashley Graham kritikon rritjen e trendit të përdorimit të barnave për humbje peshe
-
Ashley Graham tregon vështirësitë e të qenit nënë
-
Ashley Graham është bërë nënë për herë të parë