Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ashley Graham tregon vështirësitë e të qenit nënë

Ashley Graham ka bërë të ditur se është në kërkim të vazhdueshëm ta bëjë një balancim me jetën dhe punën

Modelja 35-vjeçare e cila ka Isakun, tre vjeç dhe binjakët 18-muajsh Malakia dhe Romani me burrin e saj Justin Ervin ka zbuluar se ajo ka mësuar të ekuilibrojë karrierën e saj me presionin e të qenit nënë.

Bukuroshja brune tha për PEOPLE: "Dua të them, ndjehem fajtore çdo ditë. Ariana Huffington (autore) më tha' Nëse jeton në faj, atëherë do të vazhdojë të të pengojë.’”

Ajo gjithashtu ka cekur se është thjeshtë e pamundur të balancohet çdo gjë.

Ajo tha: “Ideja e ekuilibrit, do të doja të ekzistonte. Ajo që bëj është se bëj biseda të thella me veten dhe burrin tim. I kam përgatitur fëmijët e mi në mënyrë që kur të jem në shtëpi, të jem në shtëpi dhe të jem e mbyllur".

Vitin e kaluar Ashley për mëmësinë ka thënë se është sikur të vrapohet në një maratonë çdo ditë.

Ajo ka pranuar se ka vështirësi në balancimin e punës dhe jetës personale.

Ajo thotë se kur ngrihet nga gjumi në mëngjes vetëm pastron dhëmbët dhe menjëherë shkon poshtë të bëj një kafe ndërkohë që bën mëngjesin për fëmijët.

"Pastaj, nëse binjakët janë ende në gjumë, përpiqem të bëj një stërvitje të vogël për të ngrohur trupin tim për ditën, sepse menaxhimi i tre fëmijëve dhe puna është në thelb si të vraposh në një maratonë çdo ditë. Në orën shtatë, jam duke pirë filxhanin e dytë të kafesë", ka thënë ajo.

Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi

Artikuj të ngjashëm