Këngëtarja 40-vjeçare e cila ka një vajzë trevjeçare me Dennis Jauch, ka rrëfyer sfidat e të mbajturit balancin mes të qenit prind dhe jetës së saj profesionale.
“Unë kisha një tour para dy vjetëve, derisa vajza ime ishte njëvjeçare. E kisha shumë, shumë të vështirë. Kisha nevojë për familjen time. Duhet prezenca jote në familje gjatë kësaj kohe, sidomos në vitin e parë të fëmijës. Familja është shumë e rëndësishme”, ka thënë ajo.
Ka shtuar se nëse ke familjarë që të ndihmojnë, e gjithë kjo bëhet më e lehtë.
“Kështu që nëna dhe babai im kanë qenë bekimi më i madh për mua, duke ma bërë të mundur të bëjë muzikë, të mbajë koncerte dhe sërish ta kem beben me vete. Kështu që ideja e të pasurit ata afër vetës është vërtetë bekim i madh”.
Ajo ka treguar për sfidat e të qenit prind.
“Gjëja e parë që do të mund të përmendja tash është gjumi. Flini sa të mundni, sepse sfida e gjumit është e vërtetë. E kam kaluar fazën e ‘bebes’ por ende jam duke u munduar ta kap hapin e gjumit”, ka thënë ajo.