Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ashley Graham shpjegon problemet me ushtrime që kanë femrat me gjoks të madh

Modelistja “plus size” Ashley Graham ka postuar një video në Instagram në të cilin shpjegon se çfarë problemesh me ushtrime kanë femrat me gjoks të madh.

"Kurrë nuk kam lejuar që trupi im të më pengojë në ushtrimet e vështira. Gjoksi, të pasmet, stomaku, asgjë nuk mund të më ndalojë të ushtroj dhe të kujdesem për shëndetin tim", shkroi Graham në Instagram.

Është e qartë se me rastin e ushtrimeve të caktuara gjoksi asaj i paraqet problem, por Graham nuk dorëzohet, shkruan KOHA Ditore.

"Më qetë kur gjoksi dhe mjekra preken. Vetëm më qetë", thotë Graham. Shumë adhurues komentuan se i kuptojnë problemet me të cilat ajo përballet.

"Ky është problem i vërtetë", "Sikur shoh veten" dhe "Të kuptoj plotësisht," janë vetëm disa nga komentet e shumta.