Anëtarja e grupit të famshëm amerikan “TLC”, Chilli, është në lidhje dashurie me aktorin dhjetë vjet më të ri në moshë, Matthew Lawrence.
51-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Rozonda Thomas, e ka filluar një romancë me yllin e filmit “Brotherly Love” në muajin nëntor, kjo pasi u fotografua me Lawrencen në një plazh të Hawaiit gjatë muajve të ngrohtë të verës.
Sipas Christal Jordanit, zëdhënëse e yllit të hitit “Waterfalls”, Chilli dhe Matthew e kanë kaluar Ditën e Falënderimeve dhe Krishtlindjen së bashku në Atlanta, ku aktori 42-vjeçar pati mundësinë edhe ta takojë familjen e të dashurës së tij të re.
“Unë punoj për Chillin nga viti 2005 dhe asnjëherë nuk e kam parë kaq të dashuruar. Ajo po shkëlqen nga lumturia. Ata janë vërtetë të lezetshëm së bashku”, deklaroi Jordan.
Çifti i ri e bëri publike lidhjen natën e Vitit të Ri, duke e ndarë një video në rrjetin social Instagram ku ata shihen duke vallëzuar së bashku, të veshur me pizhame të njëjta me motive të festave të fundvitit.
Edhe
Kendall Jenner e Jacob Elordi e zyrtarizojnë lidhjen
Chilli në të kaluarën ka qenë në lidhje dashurie me këngëtarin Usher, si dhe e ka një djalë 25-vjeçar të quajtur Tron, nga lidhja e kaluar me producentin muzikor, Dallas Austin.
Kurse, Mattheë Lawrence, ka vetëm tre muaj që e ka finalizuar shkurorëzimin nga ish-bashkëshortja, Cheryl Burke. Aktori dhe valltarja profesionale e emisionit “Dancing With the Stars” u ndanë në shkurt të vitit 2021, pothuajse tri vjet pasi e kurorëzuan lidhjen me martesë.