Showbiz

Këngëtarja çeke “çmendet” kur dëgjon Dua Lipën tek ia këndon këngën

Ewa Farna

Ewa Farna, këngëtarja e njohur çeke, ka mbetur pa fjalë kur në koncertin e Dua Lipës ka dëgjuar këngëtaren nga Prishtina tek ia këndon hitin e saj “Na Ostri Noze” të martën në Pragë.

Dua Lipa kudo që po mban koncerte në botë, po këndon ndonjë këngë nga vendi ku po interpreton. Këtë herë në Çeki ajo zgjodhi këngën e Ewas, që ka publikuar videon nga momenti kur e dëgjoi Lipën. Ajo shihet tek brohoret e dikur edhe nis të qajë nga gëzimi.

“Nuk e dija. Shkova që të inspirohesha për koncertin tim në Eden”, ka shkruar ajo në Instagram si përshkrim të videos.

Shqiptarja me famë botërore këtë rit e ka bërë edhe në shtete të tjera. Ajo ka pushtuar rrjetet sociale me këngët lokale.

Gjatë verës, Lipa do të interpretojë edhe në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Ajo do të këndojë më 1 gusht.