Showbiz

Dua Lipa “ndez” Hamburgun, këndon këngën e Nenas në gjermanisht

Dua Lipa, fotografi nga llogaria e saj në Instagram

Dua Lipa, fotografi nga llogaria e saj në Instagram

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ka kënduar në gjuhën gjermane këngën “99 Luftballons” të artistes gjermane Nena, duke marrë duartrokitje të fuqishme nga publiku vendas.

Fjalët “Das war fantastisch!”, (ishte fantastike) dëgjohej nga turma, ndërkohë që vetë këngëtarja tha nga skena se nuk e ka të lehtë interpretimin në gjermanisht.

“Gjermanishtja nuk është e lehtë, por unë e dashuroj këtë këngë!”, ka thënë ylli.

VIDEO:

Lipa ka ndezur publikun gjerman në “Barclays Arena” të qytetit të Hamburgut, ndërkohë që po performonte në kuadër të turneut të saj “Radical Optimisim”.

Turneu i saj po shihet si kombinim i hiteve globale dhe respektit për kulturat vendore, një qasje që po e forcon gjithnjë e më shumë lidhjen mes saj dhe adhuruesve anembanë botës.

VIDEO në instagram:

Këngëtarja, përgjatë këtij turneu, ka zgjedhur që këngën e parafundit të paraqitjes së dytë skenike ta përdorë për të interpretuar këngë të ndryshme, shpesh duke i përshtatur ato me vendin ku po mbahet koncerti.

Në koncertet e saj në Australi dhe Zelandë të Re, ajo ka bashkëpunuar me artistë si Kevin Parker, Angus Stone dhe Troye Sivan, duke performuar gjithashtu këngë të artistëve vendas si Kylie Minogue, Lorde, INXS, Ednaswap, Vance Joy dhe AC/DC.

Performanca e Lipas me Parkerin:

Lipa duke kënduar këngën "Can't Get You Out Of My Head", nga Minogue:

Turneu ka përfshirë edhe interpretimin e këngëve tipike për vende të ndryshme, si “Me Gustas Tú” nga grupi Manu Chao, “Bailando” nga këngëtari Enrique Iglesias dhe “Dernière Danse” nga Indila.

Interpretimi i këngës “Dernière Danse” nga Lipa: 

Në koncertin e mbajtur të premten në Francë, Lipa ka befasuar publikun duke interpretuar superhitin e grupit Daft Punk, “Get Lucky”, një gjest që u mirëprit me entuziazëm nga adhuruesit francezë.