Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Këngëtari me famë botërore dëgjon Era Istrefin

Këngëtarja kosovare Era Istrefi duket se ka marrë vëmendjen edhe të yllit botëror të muzikës, Sam Smith.

Smith ka ndarë me miqtë e tij në Instagram një storie ku ka treguar se po e dëgjon hitin “Bonbon” të këngëtares kosovare.

“Bonbon” është kënga më e suksesshme deri tash e Era Istrefit. Kjo këngë i hapi rrugë drejt suksesit ndërkombëtar, ku Era arriti të jetë edhe pjesë e himnit të Botërorit “Rusia 2018” në futboll.

{gallery}