Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Këngët e Billy Joel si frymëzim për serinë e re televizive

Këngët e Billy Joel do të jetësohen në një seri të re televizive. Meloditë e rockerit tashmë e kanë frymëzuar një hit muzikal në Broadway, “Movin 'Out”, dhe tani ato do të shfaqen shumë në “Scenes From an Italian Restaurant”, që është edhe titulli i një kënge të Joel nga viti 1977.

Seriali do të hyjë në histori duke u bërë seria e parë e frymëzuar nga katalogu i muzikës së një artisti.

"Billy Joel është një tregimtar i mrekullueshëm, dhe tregimet e tij shoqërohen me këngë të mrekullueshme", thotë presidenti i MGM TV për zhvillim dhe produksion, Steve Stark, për Hollywood Reporter. "Kjo seri do të përqendrohet më pak në jetën e Billy dhe më shumë në tregimet brenda katalogut të tij të këngëve klasike".

Lajmi vjen disa muaj pasi që Joel, i cili do të shërbejë si producent ekzekutiv në serinë e re, tha për revistën “Rolling Stone” se nuk mendon se jeta e tij është mjaft interesante për t’u shndërruar në një biopik, shkruan KOHA Ditore.

"Nuk ka pasur mjaft seks, drogë dhe rock ‘n’ roll në të", tha ai.

Artikuj të ngjashëm